Merkel takon udhëheqësit e Ballkanit në Tiranë, sqaron pse nuk e vizitoi secilin shtet

Kancelarja gjermane Angela Merkel shtrëngoi duart me liderët e rajonit të cilët erdhën në Tiranë në kuadër të vizitës së saj.

Në takim janë krerët e qeverive të Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Duke folur me ta Merkel tha se, ishte dëshira e saj të vizitonte të gjitha vendet por se ishte koha e pamundur dhe se duheshin disa ditë për këtë.

VIDEO:

“Kam planifikuar të vij në secilin vend, por ishte e pamunur, u deshën 3 deri 4 ditë. Në situatën që jemi tani, faleminderit erdhët këtu”, është shprehur Merkel.

Kryeministri Rama e nderon kancelaren Merkel me medalje Kryeministri Rama e nderon kancelaren Merkel me medalje

Vizita e kancelares Merkel në Tiranë do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel do të largohet nga pozita e kancelares në fund të mandatit të saj të katërt, përkatësisht pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani. /Telegrafi/

The post Merkel takon udhëheqësit e Ballkanit në Tiranë, sqaron pse nuk e vizitoi secilin shtet appeared first on Telegrafi.