Merkel: Zemra ime rrah për këtë rajon, mbështes nismën për bashkëpunim rajonal

Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se mbështet nismën për bashkëpunim rajonal.

Në lidhje me takimet e udhëheqësit e rajonit, Merkel tha se shumëçka ka ndryshuar në raportet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jam e bindur që në këndvështrimin gjeo-strategjik, Gjermania e Bashkimi Evropian ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman. Nëse ju takoheni është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rrah për këtë rajon. Unë përshëndes dhe projektin e Tregut të Përbashkët Rajonal me katër marrëveshjet. Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar, disa janë brenda zbatimit, disa janë duke u menduar t’i bashkohen, por sa më shumë të bashkohen, aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, tha Merkel.

VIDEO:

Rama: Merkel është mike e shqiptarëve, Procesi i Berlinit është një projekt largpamës Rama: Merkel është mike e shqiptarëve, Procesi i Berlinit është një projekt largpamës

Ajo ka nxitur për më shumë bashkëpunim rajonal, duke thënë se këtë do ta përsërisë edhe në takimet bilaterale.

Ndërsa Rama ka thënë se kancelarja Merkel është mike e shqiptarëve dhe se Procesi i Berlinit i nisura nga ajo është një projekt largpamës.

Tema e vizitë së kancelares Merkel në Tiranë është bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit. /KP/Telegrafi/

The post Merkel: Zemra ime rrah për këtë rajon, mbështes nismën për bashkëpunim rajonal appeared first on Telegrafi.