Merret vendim: Ja me cilën datë përfundon viti shkollor në Kosovë

viti shkollor

Burime brenda Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë bërë të ditur se është vendosur që edhe ky vit shkollor të përfundoj më 2 korrik.

VIDEO:

Pas shumë ditëve përpjekje e angazhim nga akter të ndryshëm komunal dhe të organizatës që përfaqëson të gjitha komunat e Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, është vendosur të lejohet mbajtja e maturave për nxënësit e gjimnazeve dhe ata të klasave të nënta.

Siç merr vesh IndeksOnline, pas takimit të kolegjiumit të arsimit me kryetarët e komunave dhe me ministren e Arsimit, Arberie Nagavci, është vendosur që nga 26 qershori të nis organizmi i këtyre mbrëmjeve.