Merret vendimi për Fjolla Morinën

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh këngëtares, Fjolla Morina.

Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.

VIDEO:

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajder, zëdhënësja për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

këtë vendim e ka marrë të mërkurën gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokat Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor.