Mesfushori i Feyenoord, Toornstra: Mund të hasim në vështirësi ndaj Dritës, ata duan të luajnë futboll

Mesfushori i Feyenoordit, Jens Toornstra ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Dritës.

Toornstra vlerësoi se kualiteti i Dritës nuk duhet vënë në pikëpyetje dhe mori shembull duelin ndaj skuadrës AS Trencin, kur ishin eliminuar para tri vitesh.

VIDEO:

“Ju mund të hasni në vështirësi ndaj çdo kundërshtari, por kjo vërtet varet nga ne që ta parandalojmë këtë”.

“Ne i analizuam ata përmes video-analizës bashkë me asistentin Marino Pusic dhe skautin tonë”.

“Drita ka një skuadër që mundohet të bëjë futboll të mirë, por gjithashtu janë të rrezikshëm në kundërsulme”.

“Unë i pashë ata duke luajtur ndaj një skuadre herën tjetër, ajo çfarë dua të them është se ata nuk duhet nënvleftësuar në asnjë moment”, ka thënë Jens Toornstra./Telegrafi/

The post Mesfushori i Feyenoord, Toornstra: Mund të hasim në vështirësi ndaj Dritës, ata duan të luajnë futboll appeared first on Telegrafi.