
<!–
–>
VIDEO:
Mësimdhënësi u gjet rreth 600 metra larg Urës së Fshajtë, policia flet për rastin.
Pas shumë ditësh në kërkim, është gjetur i pajetë trupi i mësimdhënësit nga Rahoveci Naim Gashi
Policia Rajonale e Gjakovës tha se viktima është gjetur rreth 600 metra larg nga Ura e Fshajtë, teksa atë e kanë identifikuar familjarët e tij.
“Viktima është gjetur në lum, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha policia.
Ndryshe në kërkim të tij ishte vënë policia dhe ekipet e FSK-së, i ndjeri në ditën fatale kishte lënë një letër, për t’ia mësyar Urës së Fshajtë në Gjakovë.
Për rastin e tij ka shkruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili me anë të një postimi ka ngushëlluar familjarët për humbjen e mësimdhënësit.