Mësimdhënësi u gjet rreth 600 metra lartësi nga Ura e Fshajtë, policia flet për rastin

Policia

Pas shumë ditësh në kërkim, është gjetur i pajetë trupi i mësimdhënësit nga Rahoveci Naim Gashi.

VIDEO:

Policia Rajonale e Gjakovës tha se viktima është gjetur rreth 600 metra lartësi nga Ura e Fshajtë, teksa atë e kanë identifikuar familjarët e tij.

“Viktima është gjetur në lum, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha policia për Express.

Ndryshe në kërkim të tij ishte vënë policia dhe ekipet e FSK-së, i ndjeri në ditën fatale kishte lënë një letër, për t’ia mësyar Urës së Fshajtë në Gjakovë.

Për rastin e tij ka shkruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili me anë të një postimi ka ngushëlluar familjarët për humbjen e mësimdhënësit.