Messi jep pikëpamjet e tij për CR7 te Unitedi: Ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk e ka problem përshtatjen

Superylli portugezi ka qenë elementi i vetëm pozitiv në periudhën zhgënjyese të Djajve të Kuq duke i shënuar nëntë gola në 13 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë, forma e tij e mirë që nga rikthimi në Old Trafford nuk arriti ta mbante në punë Ole Gunnar Solskjaerin, i cili u shkarkua të dielën pas humbjes nga Watfordi.

Messi për herë të parë në karrierën e tij profesionale ndërroi klub këtë verë duke u larguar nga Barcelona dhe duke iu bashkuar Paris Saint-Germaini, ku deri më tani ka realizuar vetëm katër herë në të gjitha garat.

VIDEO:

“Unitedi është një skuadër shumë e fortë me lojtarë të shkëlqyer. Cristiano veçmë e njihte klubin, por ka qenë në një epokë tjetër dhe tash është përshtatur në mënyrë mbresëlënëse”.

Katër trajnerë u larguan për katër sezone – a ua bën të vështirë punën statusi prej superylli i Ronaldos Katër trajnerë u larguan për katër sezone – a ua bën të vështirë punën statusi prej superylli i Ronaldos

“Që nga fillimi, ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk e ka problem përshtatjen. Në Ligën Premier, nuk është aq lehtësi kemi menduar të gjithë, por është shumë vështirë dhe madje është një garë ku gjërat marrin ndryshime të shumta”.

“Pas dhjetorit ndryshon shumë dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar Messi për Marca. /Telegrafi/

The post Messi jep pikëpamjet e tij për CR7 te Unitedi: Ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk e ka problem përshtatjen appeared first on Telegrafi.