Meta i LDK-së tregon arsyet pse po kërkohet nga VV- shtyerja e zgjedhjeve

LAJMI I FUNDIT

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, përmes një postimi në facebook ka thënë se ekzistojnë dy arsye kryesore, pse po kërkohet nga VV’ja shtyerja e zgjedhjeve.

Meta ka thënë se dy arsyet kryesore po dalin të jenë: mos përgjigja e diasporës për votim dhe rezultatet e disfavorshme të sondazheve, përcjell Periskopi.

VIDEO:

Postimi i plotë:

SHTYRJA E ZGJEDHJEVE – PSE PO KËRKOHET NGA VV? – nga Kurti, Konjufca, dhe Presidentja pro aktive tash, znj. Osmani?

Po dalin të jenë dy arsye kryesore: Mos përgjigja e Diasporës për Votim dhe rezultatet e disfavorshme të Sondazheve!

1. Çështja e parë, me gjasë ajo që ka shkaktuar skenarin e filluar para 10 ditësh për shtyrjen e zgjedhjeve nga VV, gjegjësisht KM Kurti, Konjufca dhe Presidentja Osmani, qenka fakti se:

– Zyrtarisht, janë vetëm rreth 15 mijë aplikues nga DIASPORA që kanë aplikuar në KQZ gjegjësisht që janë aprovuar për votim në këtë proces zgjedhor! Kjo, për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kur ishin rreth 100 mijë Vota nga Diaspora, pjesa dërmuese e të cilave shkoi në konto të VV-së!

2. Rezultatet e sondazheve të Instituteve kredibile, të njëjtave që dikur e nxirrnin VV të parën me mbi 50% – tani, sondazhet e këtyre Instituteve – po e nxjerin një parti opozitare, gjegjësisht LDK-në si Partinë fituese në shumë komuna të rëndësishme, sikurse edhe si partinë me më së shumti Vota në nivel vendi!

Në anën tjetër, partia Qeverisëse – VV, qenka listuar shumë dobët krahasuar pritjeve, dhe VV, paska rënie kontinuale sinjifikative – filluar nga Prishtina e Prizreni, e deri te Mitrovica, Podujeva dhe gjetiu!

Duhet shtuar, se rezultatet e këtyre sondazheve, i kanë pas në duar të gjithë Liderët e partive politike parlamentare, pra përfshi VV-në dhe Kurtin dhe Konjufcën…!