Meta në ditën e dytë të vizitës në Kosovë takon liderë politikë e shtetërorë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të enjten do të jetë për vizitë në Kosovë ku do të takohet me disa liderë shtetërorë e politik, përcjell Insajderi.com.

Paraditen e së enjtes do të takohet me kryeparlamentarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

VIDEO:

Vizitat e tij, Meta i fillon nga ora 08:30 ku do të takojë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të vazhduar më pas takimin me Konjufcën nga ora 09:15.

Më pas, me fillim nga ora 10:00, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do ta pres në takim presidentin shqiptar, Ilir Meta./Insajderi.com