Mevlani flet për herë të parë rreth aludimeve se është i martuar në Gjermani

Ka kohë që në mediat rozë qarkullojnë lajme se konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, është i martuar në Gjermani, pasi jeton atje, njofton Insajderi.

Por, ndonëse kishte aludime, në program asnjëherë nuk është diskutuar kjo temë.

VIDEO:

Në puntatën e së martës, u dhanë disa nga pyetjet që publiku kishte për konkurrentët, e një ndër to ishte edhe për martesën e Mevlit. Ky i fundit pa hezituar pranoi se ka qenë i martuar në Gjermani, por siç tha ai, “për letra”. Madje, ai theksoi se për këtë temë ka diskutuar edhe me Lediana Prengën, me të cilën tashmë kanë nisur një histori dashurie.

“Po si çdo emigrant, kam qenë i martuar për letra, por pa dashuri, Ledjana ka qenë e informuar për këtë gjë”, tha Mevlani, duke e pranuar këtë fakt pa zbuluar detaje të tjera./Insajderi.com