Mikesha prej 10-të vitesh, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner mbajnë duart gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Met Gala

Gigi Hadid dhe Kendall Jenner kanë qenë mikesha që kur ishin adoleshente dhe jetonin afër njëra-tjetrës në Los Angeles.

Dhe tani gati 10 vite më vonë, modelet e Vogue’s e dëshmuan se janë ende mikesha më të ngushta, derisa parakaluan në tapetin e Met Gala në New York, këtë të hëne, shkruan DailyMail.

Dy bukuroshet u panë teksa mbanin duart ndërsa ishin në shkallët e Muzeut të famshëm Metropolitan në Central Park, dhe ato gjithashtu pozuan me yllin e “Basic Instinct”, Sharon Stone.

Foto: GC Images

Yjet e modës janë shoqëruar së bashku në Los Angeles dhe New York që kur filluan karrierën në moshën 16 vjeçare.

VIDEO:

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2021 Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2021

Ato gjithashtu kanë mikesha të përbashkëta si Hailey Baldwin, Justin Bieber dhe Cara Delevingne. Motra e Gigit, Bella Hadid është po ashtu mike e afërt e Kendall.

Foto: FilmMagic

Gigi dhe Kendall kanë disa projekte të përbashkëta, ato kanë qenë në pasarelën e “Versaces” së bashku, dhe po ashtu kanë bërë edhe kampanjën e “Versace”. Dyshja janë paraqiture pranë njëra-tjetrës edhe për markën “Fendi”.

Foto: REX

Të dyja vajzat e famshme kanë shkëlqyer me dukjen edhe në edicionin e sivjetshëm të Met Gala. Kendall me fustan të “Givenchy”, e inspiruar nga veshja e aktores së njohur, Audrey Hepburn në vitin 1964. Ndërsa, Gigi me një fustan të gjatë të bardhë me nuance të zeza dhe të kombinuara me dorëza po ashtu të zeza.

Foto: Getty Images

Met Gala më në fund u rikthye, pas anulimit në vitin 2020 për shkak të pandemisë, me shumë yje që ishin prezent si: Rihanna, Rita Ora, Kim Kardashian, Megan Fox e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

The post Mikesha prej 10-të vitesh, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner mbajnë duart gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Met Gala appeared first on Telegrafi.