Milan zyrtarizon huazimin e lojtarit të Real Madrid

Klubi italian, Milan, gjatë së hënës ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit, Brahim Diaz, transmeton Insajderi.

Lajmi për huazimin e tij është bërë i ditur nga të dyja skuadrat.

VIDEO:

Lojtari do të jetë pjesë e përkohshme e “rossonerëve” deri në qershorin e vitit 2023.

Brahim ishte pjesë e skuadrës italiane edhe edicionin e kaluar, ku shënoi shtatë gola në 39 paraqitje për ta.

Deri ai do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy edicione tjera, ku do të bartë veshur fanellën me numrin 10./Insajderi.com