“Milani është e kaluara”, Donnarumma reagon pas debutimit te PSG

Gianlugi Donnarumma falënderoi shokët e tij të skuadrës dhe tifozët e Paris Sain-Germain pasi bëri debutimin e tij me gjigantët e Ligue 1, teksa për ish-skuadren e tij, Milanin, shtoi se është e kaluara.

22-vjeçari luajti ndeshjen e tij të parë konkurruese me PSG-në në fitoren e tyre 4-0 kundër Clermont të shtunën pasdite.

Reprezentuesi italian kishte filluar dy ndeshjet e para të Ligue 1 në stol dhe pas debutimit ka reaguar.

Donnarumma: Largimi nga Milani ishte vendimi im Donnarumma: Largimi nga Milani ishte vendimi im

VIDEO:

“Loja është gjithmonë e veçantë, ishte gjithashtu një rezultat i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht ish-ylli i Milanit në një intervistë pas ndeshjes.

“Jemi përgatitur mirë për ndeshjen. Falënderoj tifozët që na dhanë mbështetje të jashtëzakonshme. Jam i emocionuar për debutimin tim sepse jemi një ekip i fortë”.

 

“Milani është e kaluara, unë jam duke shijuar PSG-në. Jam i lumtur këtu dhe ekipi më priti mirë”.

“Ne përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur sepse ata na japin mbështetje të jashtëzakonshme”, përfundoi Donnarumma.

22-vjeçari falënderoi gjithashtu tifozët e PSG me një mesazh në Instagram.

Ndryshe, Donnarumma përfundoi një transferim falas në Parc des Princes në verë, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2026. /Telegrafi/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluigi Donnarumma (@gigiodonna99)

The post “Milani është e kaluara”, Donnarumma reagon pas debutimit te PSG appeared first on Telegrafi.