Milani fiton në San Siro ndaj Lazios – pozicionohet në kreun e tabelës

Milani ka fituar 2-0 në San Siro ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Rossonerët e filluan takimin me shumë vetëbesim, duke krijuar shanse të mira shënimi.

Por, goli i parë erdhi në minutën e 45-të, kur Ante Rebic asistoi për Rafael Leao për të shënuar për 1-0.

VIDEO:

Milani kishte mundësinë që të realizonte edhe të dytin, mirëpo Franck Kessie (45+6) dështoi nga pika e bardhë.

Në 45 minutat e dytë, ishte momenti i rikthimit të Zlatan Ibrahimovicit, që mungoi për disa muaj shkaku i lëndimit.

Suedezit i munguan vetëm shtatë minuta që të futej në listën e realizatorëve, me Rebicin që regjistroi edhe asistimin e dytë.

Milani është aktualisht lider më nëntë pikë, ndërsa Lazio është në të gjashtin me gjashtë sosh. /Telegrafi/

(function (el) { window.addEventListener(“message”, (event) => { if (event.origin.startsWith(“https://www.sofascore”)) { if (el.id === event.data.id) { el.style.height = event.data.height + “px”; } } }); })(document.getElementById(“sofa-standings-embed-33-37475”));

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Milani fiton në San Siro ndaj Lazios – pozicionohet në kreun e tabelës appeared first on Telegrafi.