Milani fiton në vazhdimeve ndaj Genoas, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani ka arritur të mposht Genoan në kuadër të Kupës së Italisë pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në çerekfinale.

Ndeshja nisi me raste në të dyja anët, ku fillimisht ishte Rad Krunic që rrezikoi.

Pas tij Zinho Vanheusden, gjuajti bukur, por Mike Maignan ishte në vend.

Goli për Genoan erdhi në minutën e 17-të, kur Leo Ostigard u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 1-0.

VIDEO:

Genoa ka mundur të gjejë edhe golin e dytë në pjesën e parë, por Caleb Ekuban humbi një rast të artë.

Milani në pjesën e dytë ishte më i vendosur, duke shtuar rastet para portës së Genoas.

Olivier Giroud rrezikoi në minutën e 48-të, por portieri Adrian Semper ishte në vend.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të, kur Theo Hernandez asistoi te Giroud që shënoi për 1-1.

I njëjti lojtar ka mundur të mbyll ndeshjen në minutën e 77-të, por që nuk ishte i saktë.

Gola më nuk kishte më në kohën e rregullt dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Milani ishte më i mirë dhe fillimisht Rafael Leao shënoi një super gol në minutën 102-të për 2-1.

Edhe në vazhdimin e dytë Milani shënoi edhe njëherë kur Theo Hernandez asistoi për Alexis Saelemaekers i cili ishte i saktë për 3-1.

Milani pas kësaj fitoreje kaloi tutje në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku pret kundështarin e radhës nga ndeshja Lazio-Udinese. /Telegrafi/

The post Milani fiton në vazhdimeve ndaj Genoas, kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë appeared first on Telegrafi.