Milani pritet t’i ketë pesë mungesa në ndeshjen ndaj Sampdorias

Kriza e lëndimeve e Milanit vazhdon ende, pasi pesë lojtarë ka të ngjarë të humbasin takimin e nesërm (e shtunë) me Sampdorian në udhëtim.

Milani luan nesër në udhëtim te Sampdoria me fillim nga ora 12:30 në ndeshjen e javës së 29-të në Serie A, por nuk do të jetë i kompletuar.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Mario Mandzukic, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria do të jenë jashtë dhe do t’i mungojnë Milanit.

VIDEO:

Sulmuesi kroat ka luajtur vetëm 157 minuta që kur u bashkua me Rossonerët në afatin kalimtar të janarit.

Rafael Leao do të humbasë ndeshjen për shkak të një problemi në muskul.

Gjendja fizike e Brahim Diaz duhet të vlerësohet, por spanjolli gjithashtu rrezikon të humbasë ndeshjen për shkak të një dëmtimi të marrë gjatë detyrës ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Ante Rebic është rikuperuar nga një dëmtim dhe ndalimi i tij në dy ndeshje u ul në një. Prandaj ai do të fillojë ndeshjen kundër Samp nesër.

Zlatan Ibrahimovic do të drejtojë sulmin e Milanit pas kthimit të tij në ekipin kombëtar të Suedisë, ku ai luajti dy ndeshje nga tre. /Telegrafi/

The post Milani pritet t’i ketë pesë mungesa në ndeshjen ndaj Sampdorias appeared first on Telegrafi.