Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve, por cili ishte formacioni i fundit me të cilin luajti në këtë garë

Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe në raundin e parë të fazës grupore është përballur me rivalin e vjetër Liverpool.

Ishte kjo një përsëritje e finaleve klasike nga vitet 2005 dhe 2007, ndërsa shënonte edhe paraqitjen e parë të Rossonerëve në garën më të madhe për klube pas shtatë vitesh.

Ekipi i sezonit 2013/2014 i Milanit përbëhej nga emra interesantë të futbollit, cilët i drejtonte asokohe Clarence Seedorf, ndërsa u eliminuan në 1/8 e finales nga Atletico Madridi në mars të vitit 2014.

VIDEO:

Formacioni i Milanit kur luajti për herë të fundit në Ligën e Kampionëve:

(Foto: uefa.com)

Portier: Christian Abbiati.

Mbrojtës: Ignazio Abate, Adil Rami, Daniele Bonera, Urby Emanuelson.

Mesfushorë: Nigel De Jong, Michael Essien, Adel Taarabt, Andrea Poli.

Sulmues: Kaka, Mario Balotelli.

/Telegrafi/

The post Milani u rikthye në Ligën e Kampionëve, por cili ishte formacioni i fundit me të cilin luajti në këtë garë appeared first on Telegrafi.