Milani zbulon fanellat e dyta për sezonin 2021/22

Milan ka zbuluar zyrtarisht fanellën e tyre të dytë apo ajo që njihet si mysafire për sezonin 2021/22.

Rossonerët tashmë kishin zbuluar fanellën e tyre të shtëpisë për sezonin e ri, të cilën lojtarët e vishen në dy ndeshjet e fundit të sezonit 2020-21.

VIDEO:

Sot (e mërkurë), gjigantët e Serie A zbuluan fanellën e tyre të dytë për sezonin e ri,  përmes kanaleve të tyre të mediave sociale.

Aty është një video që shfaq lojtarët e ekipeve të tyre të meshkujve dhe femrave, duke përfshirë yje si Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer dhe Franck Kessie.

Milani lëshoi ​​një deklaratë zyrtare për të prezantuar fanellën e tyre të re, duke theksuar se ajo ‘feston punën e fondacionit bamirës të klubit’, Fondazione Milan.

“Kompleti i ri i artë i ri feston punën e Fondazione Milan, bamirësisë së AC Milan, me fjalët ‘Fondazione Milan’ të shtypura nën jakë në pjesën e pasme të bluzës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Milani zbulon fanellat e dyta për sezonin 2021/22 appeared first on Telegrafi.