Milwaukee Bucks mposhtin Phoenix Suns në finale dhe bëhen kampion të NBA pas 50 viteve

Milwaukee Bucks janë shpallur edhe zyrtarisht kampion të NBA, pasi kanë mposhtur në finale Phoenix Suns me rezultat të përgjithshëm 4-2 apo në ndeshjen e fundit me rezultat 105-98.

Buck kanë arritur të shpallen kampion të NBA, pas një sezoni fantastik 2020/21 dhe këtë trofe e qojnë në Milwaukee pas plot 50 viteve.

Ndeshja e fundit e zhvilluar në Fiserv Forum (Milwaukee) ishte vendimtare për t’iu siguruar Bucks një fitore 105-98 apo me rezultat përfundimtar të ndeshjeve 4-2.

VIDEO:

 

Giannis Antetokounmpo ishte heroi i Bucks pasi në ndeshjen e fundit shënoi plot 50 pikë, 14 kërcime dhe pesë bllokada, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes dhe ‘MVP’ i finales.

Ky triumf ishte i pari për Bucks në 50 viteve, pasi i fundit për ta ishte fituar në vitin e largët 1971. /Telegrafi/

 

 

The post Milwaukee Bucks mposhtin Phoenix Suns në finale dhe bëhen kampion të NBA pas 50 viteve appeared first on Telegrafi.