Ministri Hajrulla Çeku me reagim të fuqishëm pas dhunës në ndeshjen Ponte-Peja, thotë se do të merren masa për të gjithë të përfshirët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar me anë të faqes zyrtare pas dhunës dhe ekseseve në ndeshjen mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë.

Pikërisht pas mbylljes së pjesës së parë ka ndodhur një përleshje e madhe, derisa lojtarët ishin duke u larguar nga parketi për të shkuar në zhveshtore.

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë

VIDEO:

Në përleshje janë përfshirë lojtarët e të dy skuadrave, ku kanë shkëmbyer goditje, ndërsa është dukur të jenë përfshirë edhe persona të tjerë.

Pas kësaj ngjarje të shëmtuar ka reaguar edhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se kjo dhunë do të adresohet dhe të përfshirët do të marrin dënimin e merituar.

Reagon Ponte Prizreni, tregon versionin e tyre të ngjarjes: Akuzon Berishën dhe gjyqtarët për ndërprerjen e ndeshjes Reagon Ponte Prizreni, tregon versionin e tyre të ngjarjes: Akuzon Berishën dhe gjyqtarët për ndërprerjen e ndeshjes

Postimi i plotë pa ndërhyrje i ministrit Çeku:

Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar.

Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin.

/Telegrafi/

The post Ministri Hajrulla Çeku me reagim të fuqishëm pas dhunës në ndeshjen Ponte-Peja, thotë se do të merren masa për të gjithë të përfshirët appeared first on Telegrafi.