Ministri i Mbrojtjes thotë se në vitin që lamë FSK shpenzoi 96 % të buxhetit

<!–

–>

VIDEO:

Shumë shpenzime janë bërë nga Ushtria e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se vitin 2021 e kanë mbyllur me përqindjen më të lartë të shpenzimit të buxhetit, që kishte pasur ndonjëherë Ministria e Mbrojtjes, ndërsa për vitin 2022 me përkarhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë siguruar buxhetin më të madh që ka qenë ndonjëherë, 103 milionë euro janë në dispozicion të ushtrisë tonë.

Mehaj ka thënë se progresi i arritur dhe përkushtimi i treguar në udhëheqje e qeverisje për 9 muajt e kaluar, do t’i karakterizojë edhe në vitet në vijim, madje me intenzitet edhe më të lartë, pasi kjo është rruga e vetme e suksesit.

“Këtu e gjeni krahasimin dhe totalin e shpenzimit të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për tre vitet e fundit: Viti 2019 buxheti i shpenzuar = 85 %, viti 2020 buxheti i shpenzuar = 86 %, viti 2021 buxheti i shpenzuar = 96 %. Faleminderit për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Vazhdojmë e rrugëtojmë së bashku drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar ai në Facebook.