Ministria e Arsimit kërkon që nesër nxënësit e Komunës së Kamenicës që kanë humbur mësimin të jenë në shkollë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka kërkuar nga nxënësit në Komunën e Kamenicës që nesër ta ndjekin mësimin plotësues.

Për shkak të “reformave në arsim” që i ndërmori kryetari i asaj komune, Qëndron Kastrati, disa nxënës kanë mbetur mbrapa në procesin e mësimit.

VIDEO:

“Ftojmë prindërit që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objekte shkollore si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrës sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoratin e Arsimit”, thuhet në komunikatën e MASHT-it.

Në njoftim më tutje thuhet se mësimi alternativ i përshpejtuar, i planifikuar për fëmijët që nuk po vijojnë mësimin që nga shtatori e disa edhe më shumë, është i domosdoshëm.

“Andaj, inkurajojnë të gjitha palët që sa më parë të gjejnë zgjidhje në lidhje me organizimin e shkollave dhe që viti i ri shkollor të jetë i rregullt për të gjithë nxënësit”. /Insajderi.com