Ministrja e Arsimit: Aktualisht nuk e shohim testimin si mjet për vlerësimin e mësimdhënëseve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar të martën se testimi i mësimdhënëseve aktualisht nuk parashihet si mjet testimi.

Kjo deklaratë e saj  erdhi pasi kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, kishte thënë se “nuk do të lejojnë testimin e mësimdhënieve”.

VIDEO:

Ky debat rreth kësaj çështje për Nagavcin është “artificial” dhe “i pabazë”.

“Vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente”, ka shkruar ndër tjerash ministrja.

Ajo shtoi se prioritet e kanë shëndetin e nxënëseve i cili rrezikohet si pasojë e pandemisë COVID-19. /Insajderi.com

Në situatë të pandemisë përkushtimi kryesor i joni vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në…

Posted by Arbërie Nagavci on Tuesday, 4 May 2021