Miratohet vendimi për formimin e 14 komisioneve parlamentare

LAJMI I FUNDIT

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar vendimi që të formohen 14 komisione parlamentare.

VIDEO:

Ky vendim u mor me 99 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim.

Po ashtu, Kuvendi miratoi përbërjen e 14 komisioneve parlamentare për legjislaturën e 8 të Kuvendit të Kosovës

“Me 104 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi përbërjen e 14 komisioneve parlamentare për legjislaturën e 8 të Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Konjufca.