Mjekët që morën vaksinën u kërkojnë qytetarëve të vaksinohen

Vaksinimi

Në Klinikë Infektive të QKUK-së edhe të mërkurën ka vazhduar vaksinimi i stafit shëndetësorë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë Klinikë janë vaksinuar mbi 100 mjekë.

VIDEO:

Njomza Gecaj, infektologe, tha se po ndihet mirë dhe nëse ka ndonjë simptomë të lehtë, po i konsideron krejt normale.

Gecaj tha se pavarësisht që Covidin e kishte kaluar në nëntor nuk ka hezituar të vaksinohet. Ajo shumë shkurtë ka folur edhe për situatën në këtë klinikë ku tha se është e mbingarkuar.

Muharrem Krasniqi, anesteziolog në Klinikën Infektive, tha se në fillim ka hezituar të vaksinohet, por pas informatave që ka marr ka vendosur për tu vaksinuar.

Kurse Adriatik Mehmeti, eknik farmaceutik tha se po ndihet mirë pas vaksinimit, raporton EO.

Mehmeti tha se asnjëherë nuk ka hezituar të vaksinohet, madje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Edhe Hakif Sylejmani, punëtor i sigurimit në këtë Klinikë, tha se ka shprehur menjëherë dëshirën për tu vaksinuar.

Edhe ai u ka barë apel qytetarëve që mos të kenë frikë për ta marr vaksinën.