Mjeku jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Fushë Kosovë

detaje

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë. Për gjendjen e të plagosurit kanë dhënë detaje nga Emergjenca e QKUK’së.

VIDEO:

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i ka thënë Expressit se gjendja e tij është stabile.

“Stabil është. Është i plagosur në regjionin femoral të djathtë”, ka thënë Çitaku për Express.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga të dhënat fillestare një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

“Sot rreth  orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.  Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.