Mjet shpërthyes në Graqanicë, intervenon FSK-ja

Mjet shpërthyes

Në Graqanicë gjatë ditës së djeshme është gjetur një mjet shpërthyes.

VIDEO:

Një person e ka raportuar këtë mjet në polici dhe në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

Me të siguruar vendin e ngjarjes, kanë intervenuar edhe njësitet përkatëse të FSK-së.

Tutje, FSK ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.

“Graqanicë 23.11.2021 – 16:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në pyll ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitë përkatëse policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitë përkatëse të FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.”, thotë raporti i policisë.

Detaje shtesë lidhur me rastin nuk janë dhënë.