Molliqaj: PSD do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Kryetari i PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

VIDEO:

“VV, pavarësisht zhvillimeve e kemi ditë që VV është faktori kryesor në vend, edhe në të kaluarën edhe tani jemi marrë me të, sepse gjithmonë duhet me u marrë me të. PSD do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme”, konfirmoi Molliqaj në Dukagjin.

PSD’ja e Molliqajt nuk mori pjesë në zgjedhjet e fundit më 14 shkrut në Kosovë.

Ndërkohë që në zgjedhjet e parafundit që u mbajtën me 6 tetor 2019, PSD’ja kishte hyrë në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku listës i printe Ramush Haradinaj.

Litsa e PSD’së në zgjedhjet e 2019’ës nuk arrit të marrë asnjë ulëse në Kuvendin e Kosovës.