Molliqaj tregon pse PSD nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale

Kryetari i PSD-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 arsyet pse subjekti që ai drejton nuk do ta marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

VIDEO:

Ai ka thënë se rrethanat politike që mbizotërojnë tani në Kosovë nuk mundësojnë marrjen pjesë në zgjedhje një subjekti opozitar sic është PSD.

“Nuk tutem prej Albinit, por PSD i lexoi rrethanat dhe s’merr pjesë në zgjedhje”, thotë ai.

Tutje ai thotë se nuk do e bëjë të njëjtij gabim si VV që të futet në zgjedhje vetëm si alternativë politike, por do të marrë pjesë për shkak se do ketë cfarë tu ofrojë qytetarëve.

“Nuk hyj në regjistrin e Albin Kurtit”, tha ai.

“Nuk futemi në zgjedhje vetëm si alternativë, por për shkak se do të provohet se ne kemi pasur të drejtë”, tha Molliqaj.