Momenti kur policia spanjolle tenton ta heqë nga stadiumi flamuri i Kosovës VIDEO

LAJMI I FUNDIT

Tensione pak minuta para sfidës mes Spanjës dhe Kosovës që do të zhvillohet në La Cartuja të Sevillës.

VIDEO:

Në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla në stadium, pasi autoritet e Federatës Spanjolle të Futbollit kanë dashur t’ia marrin flamurin e Kosovës.

Numri një i Dardanëve, Lulzim Berisha, ishte ai që insistoi dhe nuk e dorëzoi flamurin.

Tani, Buzhala ka publikuar momentin e gjithë ngjarjes që ndodhi pak para ndeshjes, derisa ka shkruar: “Sapo e korrem fitoren e pare, ama jo ne fushe por ne stadium. Erdhen autoritetet e Federates Spanjolle te Futbollit dhe kerkuan prej nesh me e heq flamurin e Kosoves, sepse sipas tyre nuk lejohet. Dardanet, pra ne, ne kete rast te udhehequr nga kryetari, Luli Berisha, nuk e lejuam nje gje te tille. Ne kete video mund ta ndiqni nje pjese te polemikes. Kjo vazhdoi edhe me pas. Ne fund thane: Ne rregull, mbajeni”, shkroi Buzhala në Facebook.