Monaco fiton derbin e Ligue 1 ndaj PSG-së dhe atë në Parkun e Princave

Monaco e ka mposhtur në udhëtim Paris Saint-Germain me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Sofiane Diop që u asistua nga Ruben Aguilar.

PSG tentoi që t’i barazonte shifrat, por Mauro Icardi lëshoi disa shanse të mira.

VIDEO:

Edhe pjesa e dytë filloi më mirë për Monaco që arriti të dyfishonte epërsinë.

Ishte minuta e 51-të kur Guillermo Maripan shënoi për 2-0 fal një gabimi amatoresk në mbrojtje nga lojtarët e PSG-së.

Moise Kean më pas tentoi të befasonte portierin e Monacos Benjamin Lecomte, por ky i fundit bëri një pritje bravoroze.

Monaco mund të shënonte edhe golin e tretë, po të tregohej i saktë Kevin Volland që dështoi nga afërsia.

Kean e kishte edhe një shans të mirë në minutën e 77-të, mirëpo edhe aty nuk ia doli të realizonte.

Pas javës së 26-të, PSG është në vendin e tretë me 54 pikë, e Monaco një më poshtë me 52 sosh. /Telegrafi/

function resetIframeHeight(o) { o.style.height = o.contentWindow.document.documentElement.scrollHeight + ‘px’; }

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Monaco fiton derbin e Ligue 1 ndaj PSG-së dhe atë në Parkun e Princave appeared first on Telegrafi.