Morena Taraku falënderon ata që e ngushëlluan për humbjen e mikut, jep një mesazh të veçantë

Ditë më parë Morena Taraku humbi mikun e saj, Eronit Sermaxhaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë të cilës nuk i bëri ballë.

Humbjen e tij në një moshë të hershme, Morena po e vuan shumë dhe postimet për të në rrjetet sociale nuk i ka ndaluar prej momentit kur e kuptoj lajmin e hidhur.

Ndërsa, së fundi modelja dhe këngëtarja e njohur ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime, të cilat sipas saj ia kanë lehtësuar dhimbjen.

VIDEO:

Foto: Morena Taraku/Instagram

Tutje në shkrimin që ka postuar, Morena ka dhënë edhe një mesazh të veçantë, duke këshilluar që ta duam njëri-tjetrin sepse humbja është e përjetshme.

Morena Taraku e trishtuar për vdekjen në moshë të hershme të mikut të saj: Do të më mungojë çdo sekondë me ty Morena Taraku e trishtuar për vdekjen në moshë të hershme të mikut të saj: Do të më mungojë çdo sekondë me ty

“Më falni që nuk kam mundur të ju falënderoi një nga një, por ngushëllimet e juaja me kanë bërë më të fortë. Nuk jam provuar më herët me një humbje të një shoku kaq të afër për mua, ishte aq e vështirë sa nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Duajeni njëri-tjetrin sa ta keni sepse humbja është e përjetshme”, ka shkruar ndër tjera Morena.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Morena ishte pothuajse e pandashme nga miku i saj Eroniti, pasi edhe postimet me të në rrjetet sociale ishin të shumta. /Telegrafi/

 

The post Morena Taraku falënderon ata që e ngushëlluan për humbjen e mikut, jep një mesazh të veçantë appeared first on Telegrafi.