Mori pjesë në luftërat e ISIS-it dhe u kthye në Kosovë, ngritet aktakuzë ndaj një personi

LAJMI I FUNDIT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet S.Q., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.

VIDEO:

Sipas Prokurorisë, S.Q., “me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka”.

Në njoftim thuhet se i akuzuari S.Q., pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.