
Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka shqiptuar urdhër ndëshkimor ndaj të akuzuarës për marrje në posedim të pasurisë së luajtshme, D.P.
VIDEO:
Sipas aktgjykimit të përpiluar nga gjykatësja Ilirjana Hoti, gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë që ndaj të akuzuarës të shqiptohet urdhër ndëshkimor, duke e dënuar kështu të akuzuarën me 600 euro gjobë.
Gjobën e akuzuara është e obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, D.P. po akuzohet se më 1 nëntor 2020, në ora 00:09, në Gjakovë, me dashje e merr pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit F.Gj, pa qëllim të përvetësimit dhe atë veturën e tipit “Audi A7”.
Tutje, sipas aktakuzës, ajo këtë e ka bërë në atë mënyrë që pasi që kishte qenë në lidhje dashurie me të dëmtuarin rreth një vit, ndërsa kohët e fundit raportet i kishin prishur, natën kritike derisa e akuzuara ishte me shoqen e saj A. B. duke lëvizur me automjetin e tyre, e vëren veturën e të dëmtuarit e cila ishte e ndezur ku pastaj edhe ndalet afër saj, me ç‘rast e akuzuara afrohet dhe fillimisht e shikon se a është i dëmtuari në veturë e pastaj hip në të, e merr veturën dhe pasi i bën disa xhiro në qytet e merr shoqen e saj dhe niset në drejtim të Prizrenit dhe pasi mbërrin në fshatin Gradish, nga shpejtësia e madhe e humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës.
Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, nga neni 319 paragrafi 1 të KPRK-së.