Mot me diell dhe vranësira të pjesshme në dy ditët e ardhshme në Kosovë

IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, që do të krijojnë kushte për reshje të shiut.

VIDEO:

“Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët. Vikendi, kryesisht dita e diel, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.