Mot me diell dhe vranësira

Mot me vranësira dhe intervale me diell parashihet të mbajë sot, e mërkurë, në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

VIDEO:

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com