Mot me diell edhe gjatë së martës në Kosovë

Mot me diell dhe pak vranësira pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira të ulëta do të jenë më të fokusuara gjatë së enjtes dhe vikendit, pritet të mbajë gjatë kësaj jave në Kosovë.

VIDEO:

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 26-29 gradë.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com