Mount nuk nxiton për rinovimin e kontratës me Chelsean

Ylli i Chelseat, Mason Mount nuk është në nxitim për një kontratë të re me klubi nga Stamford Bridge.

Thashethemet janë sjell rreth e rrotull për të ardhmen e 22-vjeçarit si një mori e klubeve të rëndësishme evropiane vazhdojë të monitorojë situatën e tij.

Mountit i kanë mbetur edhe dy vjet e gjysmë në marrëveshjen e tij aktuale dhe zyrtarët e klubit pritet të hapin bisedimet për një zgjatje së shpejti.

Mount i shqetësuar me statusin e tij te Chelsea, mendon largimin befasues Mount i shqetësuar me statusin e tij te Chelsea, mendon largimin befasues

VIDEO:

Por, sipas mediumit The Telegraph, reprezentuesi anglez nuk po nxiton të vendosë një kontratë të re me Blutë.

Në vend të kësaj, ai mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Chelsean të fitojë edhe më shumë trofe nën drejtimin e trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Chelsea nuk e vlerëson edhe aq Mountin - por këtë po e bën Real Madridi Chelsea nuk e vlerëson edhe aq Mountin – por këtë po e bën Real Madridi

I diplomuari i akademisë është duke u rikthyer në formën ideale pasi mbeti jashtë fushave disa javë shkaku i lëndimit dhe një infeksioni të dhëmbit.

Ai erdhi nga bankina në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj gjigantëve italianë Juventusit dhe tashmë pritet ta rimarr vendin e titullarit. /Telegrafi/

The post Mount nuk nxiton për rinovimin e kontratës me Chelsean appeared first on Telegrafi.