Mourinho deklarohet pasi pranoi postin e trajnerit te Roma

Jose Mourinho u zyrtarizua si trajneri i ardhshëm i Romës për sezonin tjetër teksa nuk mungoi dhe reagimi i “Special One” i cili në rrjetin social “Instagram” i kushtoi një postim punës së tij të re, njofton Insajderi.

VIDEO:

“Falënderoj familjen Friedkin që më zgjodhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre. Pasi diskutova me pronarët dhe me Tiago Pinto, menjëherë kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi. Kjo aspiratë dhe kjo shtytje janë të njëjtat që gjithmonë më kanë motivuar dhe së bashku duam të ndërtojmë një rrugë fituese në vitet që vijnë. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, unë i uroj fatin më të mirë Paulo Fonsecës dhe i kërkoj medias të kuptojë se unë do të bëj deklarata vetëm në kohën e duhur. Shkojmë Roma! @Officialasroma”, shkruan Mourinho pasi pranoi ftesën për të drejtuar ekipin nga kryeqyteti italian. /Insajderi.com