Mozzik dhe Loredana bëhen gati për bashkëpunim

Loredana dhe Mozzik si duket së shpejti do të vinë me bashkëpunim të ri, përcjell Insajderi.

Kanë qenë disa mesazhe dhe fjalë të fshehta të postuara nga vetë artistët në rrjetet sociale, që na bën të dyshojmë.

VIDEO:

“Rosen” ka shkruar Loredana duke bashkuar me fjalën “Krieg” që ka hedh Mozzik, që i bie “Lufta e trëndafilave”.

Në mediat rozë së fundmi është aluduar për bashkimin e tyre, ndonëse vetë ata akoma nuk janë deklaruar.

Dyshja kanë një vajzë të quajtur Hana./Insajderi.com