Mozzik: Kurrë album më të fortë nuk kam bërë deri më sot

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, këtë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies me partneren e tij, reperen Loredana Zefi.

Ata konfirmuan ndarjen në një nga postimet në rrjete sociale, gjersa kanë vazhduar punën për realizimin e albumit të ri.

“No Rich Parents” titullohet albumi i dyshes, nga i cili tanimë kanë lansuar disa projekte të suksesshme.

VIDEO:

Mozzik (Foto: Instagram)

“Kurrë album më të fortë nuk kam bërë deri sot”, ka qenë përshkrimi i njërit prej imazheve të publikuara në InstaStory.

Nuk dihet nëse është fjala për një album të ri solo, pasi ndodhet në studion e producentit Rzon.

“Tentuam sërish, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme” - ndahen përfundimisht Loredana dhe Mozzik “Tentuam sërish, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme” – ndahen përfundimisht Loredana dhe Mozzik

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim befasia e 25-vjeçarit për fansat e publikun.

Mozzik (Foto: Instagram)

Ai momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Nëse don” në bashkëpunim me Loredanën, të cilën e sollën në korrik të këtij viti.

Kënga e tyre deri më tani ka kaluar shifrën e nëntë milionë klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/

The post Mozzik: Kurrë album më të fortë nuk kam bërë deri më sot appeared first on Telegrafi.