Muajin e kaluar kanë vdekur 301 persona dhe afro 15 mijë raste të reja me koronavirus

<!–

–>

COVID-19 gjatë mujit prill, 301 të vdekur dhe afro 15 mijë raste të reja.

VIDEO:

Kosova është duke vazhduar të ballafaqohet me pandeminë COVID-19, ku vetëm gjatë muajit prill u konfirmuan afro 15 mijë raste pozitive në pothuajse të gjitha komunat, ndërkaq betejën me virus e humbën 301 persona.

Data 1 prill shënoi edhe ditën kur në vendin tonë u regjistrua numri më i madh i rasteve pozitive. IKSHPK përmes raportit të tyre 24 orësh kishte njoftuar se numri i rasteve të reja është 975, ndërsa, po atë ditë numri i personave që humbën jetën nga virusi ishte 12, shkruan Telegrafi.

Përgjatë muajit prill u shëruan nga COVID-19 edhe një numër i konsiderueshëm i pacientëve, ndërsa dita që u shëruan më së shumti pacientë ishte 13 prilli, ku numri i të shëruarve për 24-orë ishte 1 mijë e 9 persona.

Po në prill, Qeveria e Kosovës mori vendim edhe për lehtësimin e masave anti COVID, pas dy javësh me kufizime. Më 18 prill, sektori i gastronomisë, qendrat tregtare iu rikthyen punës, ndërsa ora policore vazhdon të jetë edhe tani, ku pas orës 22:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve, përveç rasteve urgjente.

Muajin që lamë pas Kosova mbeti edhe pa vaksina antiCOVID-19, ku me 24 mijë doza që kishin arritur në fund të marsit u vaksinuan personeli shëndetësor, grup mosha mbi 85 vjeç dhe po ashtu të moshuarit me sëmundje kronike.

Këto ditë në Kosovë pritet të arrijnë edhe vaksinat tjera si donacion nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se sasia e tyre do të jetë rreth 90 mijë doza