Mungesa e ministrave në seancë të Kuvendit, disa nga pikat largohen nga diskutimi

seanca e Kuvendit

Deputetët e Kuvendi të Kosovës janë duke vazhduar seancën plenare të ditës së djeshme.

VIDEO:

Për këtë seancë kishin mbetur për t’u diskutuar edhe gjashtë pika.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar që  katër pikat e para të listës së rendit të ditës të largohen nga diskutimi për shkak se kabineti qeveritar nuk është i pranishëm në sallë, pasi janë duke marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shefat e grupeve parlamentare thanë që diskutimi duhet të fillojë nga pika e 10 e cila është “Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”.