Mungon Kurti, PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit

Grupi parlametar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike,  kanë lëshuar sallën e Kuvendit me arsyen se mungon kryeministri Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Kryetari i Kuvendit,  Glauk Konjufca tha se kryeministri ka qëndruar në sallë për tri orë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

VIDEO:

Në këtë seancë që është duke vazhduar është thirrur për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Në lidhje me ketë raportim ka pasur akuza dhe kundër-akuza nga partia në pushtet dhe opozita./Insajderi.com