Murati e pyet Qeverinë: Qysh dojmë me kalu këtë dimër

valon murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka pyetur Qeverinë e Kosovës se si do ta kalojnë këtë dimër, pas deklaratave të Qeverisë që të mos ngrohen me qymër, dru e gaz.

VIDEO:

Këtë reagim Murati e bëri në një postim në Facebook, duke thënë se ndoshta mund ta kalojnë dimrin me një qëndresë asketike ndaj të ftohtit dhe imunizim natyror ndaj tij.

“Me rrymë po thotë qeveria mos u ngrohni, me qymyr jo, me dru jo, me gaz hiç se hiç A dihet qysh dojmë me kalu këtë dimër? Apo ndoshta me një qëndresë asketike ndaj të ftohtit dhe imunizim natyror ndaj tij Kështu besa edhe goxha kursejmë”.