Musliu për Haradinajn: Dëshmoi se trimat pranojnë edhe të denohen pa fakte, por jo ta tradhtojnë vendin e vet

Deputetja e PDK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar paraqitjen e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

VIDEO:

Ajo thotë se ai dëshmoi se trimat pranojnë edhe të denohen pa fakte por kurrë ta turprojnë e ta shesin vendin e vet.

“Që 22 vite që të njoh, Ti nuk ndryshove asnjëher Nasim Haradinaj. Me paraqitjen tënde para trupit gjykues edhe njëher ju dhe infuzion liridashësve. Deshmove se trimat pranojnë edhe të denohen pa fakte por kurr ta turprojnë e ta shesin vendin e vet. Mbahu i fortë Hero #NasimHaradinaj Liria e Kosovës mbanë emrin tënd dhe vujtjet e familjes tënde!”, ka shkruar Musliu.