Mustafa pas humbjes së LDK-së: Kur tallesh me votuesin, një ditë vjen fatura për ta paguar

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe njëherësh anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thyer heshtjen për dështimin e partisë së tij, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Në një letër të gjatë në Facebook, Mustafa ka akuzuar disa akterë brenda partisë se po mbajnë takime në grupe të ngushta për të blerë paqe dhe qetësi.

VIDEO:

“Heshtje sepse po kalkulohen matematika që blejnë paqe dhe qetësi, që bëjnë se kinse ka paqe dhe qetësi, bashkëpunim dhe koordinim. Takime në grupe të ngushta, kinse për ta ruajtur partinë, por që në fakt diskutojnë interesa të ngushta. Jo interesin e LDK-së, jo interesin e qytetarëve, jo interesin e Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se “Kur tallesh me votuesin, një ditë vie fatura politike për ta paguar”.

Sipas tij, në politikë, nuk mbetet asnjë faturë pa paguar.

“Mund ta shtysh për mandatin tjetër, por dikur duhet ta paguash. Mund t’ua përcjellësh faturën gjeneratës tjetër në parti, por një ditë duhet ta paguajnë”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com

Uniteti për rikthimin e LDK-së

Kjo është një letër që thyen heshtjen. Heshtjen që pretendon të blejë paqe që prodhon të…

Posted by Besian Mustafa on Tuesday, February 23, 2021