Nasri u pa mbipeshë, deklarata e Lorik Canës për francezin bëhet virale

Samir Nasri disa muaj më parë ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv.

Megjithatë ish-futbollisti francez është parë në fushë në një ndeshje bamirësie me legjendat e Olympique Marseille.

Fiziku i 34-vjeçarit ishte shqetësues, pasi ai u pa mbipeshë dhe gjithë adhuruesit e futbollit u befasuan me kilogramët e tepërt të tij.

VIDEO:

Në këtë ndeshje bamirësie të organizuar nga Didier Drogba ishte i pranishëm edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana.

Legjenda shqiptare bëri një deklaratë ku u bë pastaj virale në rrjetet sociale.

Gjakovari deklaroi me shaka se në trupin e francezit janë dy persona, Samiri dhe Nasri.

Nasrit i ka ‘pëlqyer’ pensionimi – duket në mbipeshë vetëm disa muaj pasi që u largua nga futbolli Nasrit i ka ‘pëlqyer’ pensionimi – duket në mbipeshë vetëm disa muaj pasi që u largua nga futbolli

“A nuk e keni parë që ata janë bashkë në një, Samir dhe Nasri”, deklaroi Cana pas ndeshjes.

Kaq ka mjaftuar që deklarata e Canës të bëhet virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Nasri u pa mbipeshë, deklarata e Lorik Canës për francezin bëhet virale appeared first on Telegrafi.