Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur në Kosovë Dr. Ismet Miftari

Dr. Ismet Miftari

Është ndarë nga jeta Dr. Ismet Miftari, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

VIDEO:

Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj.

Specializimin gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.